Zgjedhjet e pritshme në Bullgari e kanë orientuar fushatën elektorale edhe në çështjet e minoriteteve dhe pakicave bullgare që jetojnë në Ballkan. Siç njoftoi zyrtarisht Kolalicioni i Qendrës së Djathtë në Bullgari "Qytetarët për Zhvillimin Europian të Bullgarisë" në seancën e së enjten në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian gjatë diskutimeve për progresin e Shqipërisë u pranuan dy kërkesa që u parashtruan nga eurodeputetët bullgarë. E para ka të bëjë me pranimin nga Shqipëria të kërkesës për njohjen e të drejtave të minoritetit bullgar të shtrirë në zona të caktuara në gjithë territorin dhe kërkesa e dytë për nxitjen e linjës hekurudhore mes Tiranës dhe Shkupit, si pjesë e korridorit 8 që do të lidhë Portin e Burgasit në Detin e Zi me Portin e Durrësit në Adriatik. 
Sipas njoftimit të koalicionit bullgar  në Shqipëri jetojnë nga 50 000 deri në 100 000 shtetas me origjinë bullgare, të vendosur kryesisht përgjatë kufirit shqiptaro-maqedonas në zonën e Prespës, Gollobordës, popullsi të cilën e pretendon edhe Maqedonia si minoritet të saj.

http://www.tribune.gr/world/news/article/327848/voulgari-evrovouleftes-…