Një ditë pas raportit të Grupit Ndërkryeministror të ngritur nga qeveria për vlerësimin e situatës në fshatin Zharrës, ku prej muajsh ka patur lëkundje të tokës, koknkluzioni është se qeveria është e pafuqishme për të detyruar kompaninë Bankers të pranojë përgjegjësitë dhe të dëmshpërblejë banorët.

Në përgjigje të deklaratave të deputetit Ben Blushi në parlament se qeveria është e blerë nga kompania kanadeze, pasi ka marrë përsipër mbulimin me taksat e shqiptarëve të dëmëve të shkaktuara nga shpërthimet e kompanisë, zv/kryeministri Niko Peleshi tha se Bankers nuk ka pranuar as konkulzionet e qeverisë dhe as të paguajë për dëmet. Çështja Bankers mori përmasa politike pas deklaratave të kryeprokurorit Adriatik se ambasadori amerikan Donald Lu kishte ndërhyrë për pushimin e hetimeve ndaj kompanisë në fjalë.

BLUSHI PELESHI by trelosjermatis