Dy gishta lart në një foto detyrojnë babain të bëjë autokrotikë. Ka ndodhur me Pandeli Majkon, djali i të cilit ka dalë në një fotografi me dy gishtat lart, e cila mandej është interpretuar si përkrahje e protestës së opozitës. Majko ka rendur – nuk dihet mirë për cilat arsye – të njohë para socialistëve përgjegjësinë e këtij gabimi politik që rëndon në biografi.

 “Një foto e djalit tim e nxjerrë në rrjetet sociale nga pedagogia e tij për përkrahjen e protestës së opozitës ka krijuar keqinterpretime.  Dëshiroj të marr përgjegjësinë time si prind përballë çdo socialisti dhe djemve e vajzave që besojnë tek Partia Socialiste. Sepse përgjegjësia në çdo rast është edhe e imja. Edhe, pse fotoja është bërë në një mejdis humori dhe miresjelljeje. Ka gjëra me të cilat humori është i tepërt”, shkruan Majko.

Diçka e tepërt kjo autokritikë në vitin 2017. Djali nuk ka bërë ndonjë krim as gabim politik që Majko detyrohet në këtë tërheqje që zbulon edhe njëherë kulturën politike në atë parti.