Një pjesë e politikës dhe opinionit maqedonas po konsolidojnë mendimin se kriza e tanishme është provokuar nga ndërhyrja me sens nacionalist e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. NDonëse sot ka shkruar diçka në Facebook edhe presidenti I Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministri në detyrë i Maqedonisë, Emil Dimitriev, ka preferuar ta kërkojë problemin e krijuar nga një platform maksimaliste tek Edi Rama.

“Përzierja nuk i ndihmon Shqipërisë ku qytetarët presin prej jush të punoni lidhur me dobësitë në sundim dhe ekonomi, por nuk i ndihmon as Maqedonisë ku qytetarët duan vend sovran dhe të pavarur në kufijtë ekzistues. Këta qytetarë paguajnë çmimin e ambicieve tuaja për ridefinimin e Maqedonisë, në vend që të reformoni Shqipërinë në kufijtë ekzistues. Nuk i ndihmon as partive të Maqedonisë ndaj të cilave silleni në mënyrë patronazhi dhe nënçmuese. Jam i bindur se edhe pa përzierjen tuaj do të gjejmë zgjidhje për sfidat tona. Për fund, është shumë jokorrekte që të ndizni zjarrin e nacionalizmit”, shkruan Dimitriev duke iu përgjigjur Ramës.

Ai është emëruar sipas Marrëveshjes së Përzhinës dhe më tej ka bërë të ditur “se gjuha shqipe është e përfaqësuar gjerësisht në Maqedoni dhe se shteti angazhon resurse të mëdha për promovimin e gjuhës dhe kulturës së komuniteteve”. Sipas tij kjo krizë do të tejkalohet, por një gjë është e qartë: politika e Jashtme e Shqipërisë aktuale, po acaron disa marrëdhënie.

http://meta.mk/sq/dimitriev-per-ramen-po-ndizni-zjarrin-e-nacionalizmit…