Ministria e Jashtme ruse, në një deklaratë për shtyp i bën thirrje perëndimit për t'i dhënë fund ndërhyrjeve  në punët e brendshme të Maqedonisë. Në mënyrë të veçantë, ministria e jashtme ruse thotë se "kriza politike në Maqedoni është shkaktuar nga ndërhyrjet brutale në punët e brendshme të këtij vendi ". Në  deklaratë thuhet se me ndihmën aktive të  liderëve të NATO-s dhe BE-së kërkohet të imponohet platforma shqiptare e shkruar në zyrën e Kryeministrit në Tiranë,  sipas hartës të së ashtuquajturës Shqipëri e Madhe dhe pretendimeve territoriale për zona të vendeve fqinje si  Mali i Zi, Serbia, Maqedonia dhe Greqia"

Ministria e jashtme ruse ka shprehur shqetësimin për shkak se në këtë  çështja kanë qenë të përfshirë dhe autoritetet e Kosovës dhe konsideron këtë situatë si  "jashtëzakonisht të rrezikshme sovranitetin e  Maqedonisë dhe destabilizimin e gjithë Ballkanit”

http://www.mid.ru/en/web/guest/kommentarii_predstavitelya/-/asset_publi…