Hungaria ka ndërmend të vërë në lëvizje institucionet e Bashkimit Europian për të dënuar të ashtuquajturën Platformë Shqiptare, mbi të cilën partitë në Maqedoni po negociojnë të drejtat e tyre. Sipas agjencia maqedonase MIA, ministri i Jashtëm hungarez, Peter Szijjarto u tha reporterëve se “Hungaria e dënon platformën dhe ndërhyrjen e një kryeministri të huaj në punët e brendshme të një vendi fqinj”. Aludim i qartë ky për kryeministrin Edi Rama, që është akuzuar si nga presidenti maqedonas Ivanov, nga ish-kryeministri Gruevski dhe kryeministri në detyrë, Dimitriev se ka ndërhyrë hapur në zhvillimet politike në Maqedoni.

Më tej akoma, Szijjarto ka bërë të ditur se i ka kërkuar kolegëve të vet në BE që të publikojnë qëndrimet e tyre mbi këtë çështje, me ç’rast ministrat e Jashtëm të Austrisë, Greqisë dhe Sllovenisë, i janë bashkaur thirrjes së tij. Sipas tij këta ministra do të kërkojën që të dënohet zyrtarisht nga BE-ja Platforma Shqiptare. Dalja e Greqisë në këtë qëndrim është diçka e papritur nisur nga tensioni i saj me Maqedoninë për emrin, ndërkohë që Kurz i Austrisë “mike dhe partnere strategjike” është në vazhdën e pjesëmarrjes së tij në fushatën elektorale në Maqedoni përkrah Gruevskit.

http://mia.mk/en/Inside/RenderSingleNews/323/133598307