Presidenti I Maqedonisë, George Ivanov ka ndërmarrë një aksion diplomatik përmes të cilit akuzohet Tirana zyrtare, nominalisht kryeministri shqiptar, Edi Rama, për hartimin e një platforme që sipas tij vë në rrezik sovrantitetin e Maqedonisë. Është domethënëse, që Ivanov e ka ndërmarrë aktin përmes një letre që i është dërguar presidentit amerikan Donald Trump, sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Stoltenberg, presidentit të Këshillit të Europës, Donald Tusk dhe presidentit turk, Erdogan.

…Ne e gjejmë veten në një krizë politike të thellë. Nën përkujdesjen e Edi Ramës, tri nga katër partitë e shqiptarëve të Maqedonisë, me 18 nga 120 deputetë të Parlamentit, kanë miratuar një platformë për shqiptarët në Maqedoni. Platforma e Tiranës shërben tani si një parakusht për formimin e qeverisë në Maqedoni. Është një dokument postelektoral i adoptuar në një vend të huaj në zyrën e një politikani të huaj dhe nën mbikëqyrjen e kryeministrit të një vendi të huaj. Kjo platform kërcënon sovranitetin dhe pavarësinë e Repulikës së Maqedonisë dhe e vendos atë në pozicion vasaliteti ndaj një vendi tjetër. Implementimi i saj…dhunon Marrëveshjen e Ohrit që rregullon raportet ndëretnike…me pasoja destabilizuese

shkruan ndër të tjera Ivanov.

Ai ka përsëritur se nuk do të mandatojë askënd që pranon këtë dokument duke kërkuar nga komuniteti ndërkombëtar që të dënojë publikisht adoptimin e tij. Ivanov kërkon që të dërgohet një mesazh i qartë në Ballkan te të gjithë ata që luajnë për ndryshim kufijsh, sa kohë që edhe Maqedonia si të gjitha vendet e tjera fqinje aspiron anëtarësimin në BE.

http://mia.mk/en/Inside/RenderSingleNews/92/133599404