Video u realizua nga majori i ushtrisë amerikane Martin Manhoff nga ballkoni i ambasadës amerikane në Moskë. Filmimi që konsiderohet i vetmi xhirim jozyrtar i ceremonisë së varrimit të diktatorit sovjetik, Stalin vdekur më 5 mars 1953, u zbulua nga historiani Douglas Smith dhe u publikua nga Radio Evropa e Lirë javën e kaluar.