Një artikull i publikuar disa ditë më parë në “European Journal of Human Genetics” jep një përgjigje polemizues ndaj disa qëndrimeve dhe konkluzioneve të Jacob Fallmerayer, historian gjerman iu shekullit të 19-të, sipas tyë cilit grekët e Peleoponezit janë zhdukur në mesjetë nga sllavët. Studimi mban titullin: “Genetika e popullsive të Peleoponezit dhe teoria e zhdukjes së grekëve peleoponezas” dhe është realizuar nga 14 autorë me në krye George Stamatoyannopoulos nga University of Washington.

Është interesante se autorët e nisin prezantimin e studimit me rezultatet e punës së tyre si kundërvënie ndaj tezave të Fallmerayer, duke theksuar se teoria e zëvendësimit të grekëve me sllavë dhe avarë në shekullin VI, nuk i përgjigjet realitetit genetic në terren. U morën mostra nga 241 individë të zonës me origjinë nga çdo rajon i gadishullit. Heterogjentiteti i popullsisë në këtë zonë është shumë i lartë, diçka që konfirmohet nga studimi në fjalë ndër të tjera. Teksa sqarojnë metodën e ndjekur në analizimin e të dhënave, autorët deklarojnë se genetika thotë se orgjina slave në banorët e Peleoponezit të sotshëm varion nga 0.2-14.4%, ndërkohë që përbashkësia më e madhe është me italianët dhe siçilianët.

“Ky studim rrëzon teorinë e zhdukjes së peleoponezasve mesjetarë dhe ilustron sesi genetika mund të sqarojë aspekte të rëndësishme të historisë së popullsisë njerëzore”, deklarojnë autorët.

Në teorinë e tij historiani gjerman deklaronte se pas vendosjes së tyre sllavët u helenizuan nga kisha, por edhe nga transferimi i popullsive të helenizuara nga Azia e Vogël. Autorët deklarojnë se kjo tezë u mor në shqyrtim duke krahasuar popullsinë aktuale të Peleoponezit me popullsitë greqishtfolëse të Propontis në veri të Halikarnasit(Bodrum), me ato të Pontusit në Detin e Zi dhe në Kapadoki. Po kështu u analizuan edhe dy hipotezat e historianit për popullsitë e Manit dhe të Cakonëve, që edhe sipas genetikës diferencojnë nga pjesa tjetër e Peleoponezit.  Po t’i besojmë autorëve nuk provohet origjina sllave e tyre dhe duhet thënë se lidhjet më të ngushta genetike Peleoponezi i sotshëm i ndan me italianët dhe francezët.

Studimi vjen kështu me një sugjerim të ri dhe ndërfutet në debatin historik që është ngjizur 170 vjet më parë. Ai merr për bazë përhtypjet dhe vëzhgimet në terren, kronikat byzantine, por të cilat përgënjeshtrohen nga genetika dhe aplikimi i saj sot. Tezat e Fallmerayer evokohen jo rrallë edhe në Shqipëri kur vjen puna në debatimin me qëndrime të caktuara greke, por ndërkohë që debati është përherë subjektiv në Ballkan, genet janë diçka më e qëndrueshme. Do të ishte mirë që edhe për popullsinë shqiptare të Jugut, për të cilën ka pretendime nga sllavët për shkak të toponomisë së përhapur sllavike, të bëhej një studim i tillë, qoftë edhe i financuar nga shteti, i cili deri më tani është mjaftuar me ndryshime të emrave në disa fshatra.

http://www.nature.com/ejhg/journal/vaop/ncurrent/full/ejhg201718a.html