Një tjetër aleat i PS-së, kreu i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo, ka mbështetur pikëpamjen se zgjedhje pa opozitën nuk mund të ketë. Gjatë një emisioni televiziv, Milo dha katër pika për negociimin e krizës aktuale, pika të cilat janë në fakt sugjerime ektrainstitucionale siç ndodh rëndom në “krizat” shqiptare.  

1. Të emërohet si përfaqësues i opozitës një Sekretar Shteti në Ministrinë e Brendshme që do të ketë akses për survejimi dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në mënyrë që t’i japë opozitës siguri maksimale gjatë procesit të votimit.

2. Të krijohet një “task forcë” e përbashkët pranë KQZ e cila të merret me verifikimin dhe investigimin e financimeve ilegale gjatë fushatës zgjedhore dhe ditën e votimit, të monitorojë të gjithë procesit zgjedhor dhe të monitorojë kohën televizive për partitë politike dhe për kohën televizive në debatet dhe intervistat televizive.

3. Komisionet e administrimit dhe grupet e numërimit të mos jenë politikë.

4. Numërimi i votës të jetë elektronik.

Këto propozime deri më tani nuk I ka bërë PD-ja e cila është ngulur në çadër në bulevard, shkojnë nga ideja e zgjidhje ad hoc, të cilat konfirmojnë se në çfarë niveli është e ashtuquajtura demokraci shqiptare.

http://www.panorama.com.al/pas-metes-edhe-nje-aleat-tjeter-i-rames-pa-o…