Sekretari Amerikan i Shtetit, Rex Tillerson ka kërkuar nga vendet e NATO-s të përmbushin objektivin e GDP-së për shpenzimet e mbrojtjes. Qëllimi është që në samitin e ardhsmë të NATO-s në muajin maj, në të cilin do të marrë pjesë edhe presidenti amerikan Donald Trump, aleatët duhet të përmbushin angazhimin e tyre për shpenzime në nivelin 2% të GDP-së, ose të kenë paraqitur plane të sakta për kohën kur do të arrihet ky objektiv. I menjëhershëm ka qenë reagimi i ministrit të jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel. “Shpenzimet e mbrojtjes 2% janë ekuivalente me 70 miliardë euro.. Unë nuk  di ndonjë një politikan gjerman ta quajë këtë qëllim të arritshëm ose të dëshirueshëm"-ka deklaruar ai.

Vetëm pesë vende nga 28 anëtare të NATO-s kanë qenë mbi objektivin prej 2% në vitin 2016. Greqia, Estonia, Polonia, Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara. Franca ka shpenzuar më pak se 1.8% të GDP-së së saj në fushën e mbrojtjes, ndërsa  Italia dhe Gjermania më pak se 1.2%, pavarësisht nga kriza e refugjatëve dhe tensionet gjeopolitike në rajon. Turqia ka ndarë këtë vit 1.6% të PBB-së për shpenzime që lidhen me mbrojtjen, ndersa Shqiperia 1.21%.

Është vlerësuar se 21 vendet e BE-së  që janë edhe anëtarë të NATO-s do të duhet të shpenzonjë 96 miliardë dollarë më shumë në vit për të kapur objektivin prej 2%. Sot kontributi i tyre shkon deri në 181.miliardë dollarë.

http://www.cnn.gr/news/kosmos/story/74687/nato-amerikanikes-pieseis-gia…