Ismail Kadare, shkrimtari më i njohur shqiptar sot në botë, ka dalë pro idesë së filtrimit për transmetimin e filmave të Kinostudios “Shqipëria e Re”. Gjatë një bisedimi në Kosovë, Kadare është pyetur nga të pranishmit për këtë temë, rreth të cilës ai është shprehur:

“Është krejtësisht e pahijshme, e pamoralshme, e patolerueshme që spektatori shqiptar t’i shohë sot ata filma, ku ka personazhe, fëmijë që spiunojnë në favor të regjimit”, tha ai, raporton “Panorama”. Vetë Kadare ka disa vepra të cilat janë ekranizuar, mes të cilave edhe disa nga filmat më kult të kohës si “Ballë për ballë”, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, apo edhe “Radiostacioni”.