Kastriot Myftaraj ka dhënë një përgjigje ndaj shkrimtarit Ismail Kadare, një letër e të cilit për ambasadoren e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin, u publikua një ditë më parë. Në atë letër, të cilësuar personale nga vetë Kadare, por të shpërndarë për mediat nga bashkëshortja e tij, Helena, Kadare i kërkon ndjesë Vlahutin, meqenëse siç thotë ai, është bashkëpërgjegjësi që një fyerje e këtij niveli u “publikua nga shtypi i vendit tim”((http://www.respublica.al/2017/05/10/kadare-b%C3%ABhet-pjes%C3%AB-e-deba…). 

Përgjigja e Myftarajt bashkon mllefin me shantazhin, por ajo është reciproke sa kohë që Myftaraj është në qendër të debatit për këtë çështje, të krijuar si të tillë nga akti i arrestimit të tij. Përgjigja merret me inisinuata për Kadarenë dhe flirtimet e tij me Ivo Andriç, antisemitizmin e treguar prej tij në libra të ndryshëm – shembuj të të cilëve Myftaraj nuk përton t’i sjellë me bollëk – dhe mbyllet me një pyetje shantazhuese:

“Në fund një pyetje për Ismail Kadarenë: A gënjej unë nëse them se gruaja e tij e ka akuzuar si agjent të KGB? Për këtë do të sjell prova, pasi të kem pritur disa ditë përgjigjen tuaj”(http://www.citynews.al/2017/05/ekskluzive-nga-kastriot-myftarajpergjigj…).