Deputeti socialist i Peqinit, Alfred Peza është marrë zyrtarisht i pandehur nga Prokuroria, e cila i ka komunikuar akuzat për “fshehje të ardhurash”, “pastrim parash” dhe ‘mos deklarim pasurie”. Ky i fundit eshte paraqitur sot në Prokurori me avokatin e tij Ardian Visha, i cili u shpreh optimist për fundin e procesit.
“Për mua është një rast i thjeshtë për t’u fituar, është i ndërtuar keq nga prokuroria qoftë nga lëvizja proceduriale apo nga materia e perdorur. Cdo avokat do te ishte i lumtur ta kishte këtë rast sepse është një fitore e sigurt”, u shpreh avokati i Pezes ne dalje nga Gjykata, teksa deputeti nuk dha asnje koment per gazetarët. Dosja e deputetit do të shqyrtohet në Gjykatën e Lartë. Prokuroria thotë se deputeti dhe bashkëshortja e tij nuk  justifikojne me të ardhura të ligjshme blerjen e 1% të aksioneve në një bankë të nivelit të dytë në vlerën e 1 milionë dollarëve.