Në muret e Fakultetit të Filologjisë në Prishtinë, janë shkruar grafite me thirrje për vdekjen e Hashim Thaçit,  Shpend Ahmetit dhe Naim Tërnavës, drejtues i Komunitetit Mysliman të Kosovës. Thirrjet në mure, shprehin kundërshtimin për ndërtimin e “xhamisë turke” siç e quajnë, në Prishtinë. Më herët Ahmeti dhe Albin Kurti i VV-së janë akuzuar për lidhje me njerëz të mjedisit fetar, madje edhe fitorja e Shpend Ahmetit në Prishtinë, lidhet sipas disa analizave pikërisht me këtë gjë. Por duket se konçesioni për votat është ndërtimi i xhamisë, diçka që u konfirmua edhe në Tiranë, me projektin e xhamisë kryesore, e cila financohet dhe është projektuar në Turqi.

http://zeri.info/aktuale/155222/kercenohen-me-jete-thaci-kurti-ahmeti-e…