U mbushën 100 vjet nga Revolucioni Bolshevik i tetorit 1917, një ngjarje me rëndësi universale dhe diakronike. "Revolucioni proletar për të cilin bolshevikët  kanë folur vazhdimisht u krye. Rroftë revolucioni socialist në botë!". Me këto fjalë, Lenini shpalli nisjen e një rruge të re për historinë e njerëzimit, epokën e revolucioneve proletare.  Mbledhja e jashtëzakonshme u mbajt  nga 25 tetor deri më 7 nëntor 1917 në Petrograd. 100 vjet më vonë, rusët dolën masivisht në rrugë në qendër të Moskës, duke mbajtur flamujt e Bashkimit Sovjetik dhe pankarta me foton e Leninit, në një marshim të organizuar nga Partia Komuniste.