Dy përfaqësuesit diplomatikë të SHBA-së dhe Rusisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara kanë shkëmbyer replika gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurimit ku diskutohej për sulmin me armë kimike në Siri.

Ambasadorja amerikane, Nikki Haley akuzoi Rusinë se ka mbyllur sytë dhe ka vënë veton ndaj çdo nisme për Sirinë me synimin e vetëm të mbrojë presidentin sirian, Bashar al-Assad. Duke tentuar të përqendrojë vëmendjen tek përdorimi i shpeshtuar i armëve kimike dhe emri i Assad, Haley ka zbuluar pjesë të synimeve amerikane për të mobilizuar komunitetin ndërkombëtar kundër Damaskut zyrtar, por pa qenë në gjendje ta bëjë këtë.

Ambasadori rus, Vassily Nebenzia ka replikuar duke deklaruar se SHBA ka miq në botën e sotme vetëm atë që nuk mundet t’i thonë “Jo” SHBA-së. Sipas tij, ky është prizmi i vetëm i SHBA, ndërkohë që Rusia ka miq dhe nuk e sheh botën përmes prizmit të të paturit kundërshtarë. Nebenzia ka ironizuar dhe ka akuzuar njëkohësisht kur ka shtuar se “terrorizmi ndërkombëtar është kundërshtari i vetëm i Rusisë”.