Vendimet e gjykatave turke po nxjerrin përherë e më shumë në pah se ku po shkon Turqia e Reccep Tayyip Erdogan.

Mediat turke bëjnë me dije se gjykata e Izmirit kanë dënuar një këngëtar 67 vjeçar, Suavi me 11 muaj burg sepse fyeu presidentin Erdogan.

Suavi kishte thënë në një aktivitet në tetor të vitit 2016, se

deri më dje, ata kishin marrëdhënie miqësore. Asnjë nuk është më i mirë nga tjetri

duke iu referuar miqësisë së dikurshme të Erdogan me Gulen.

Nga kjo deklaratë Suavi u gjykua dhe u dënua me 1 vit e 2 muaj burg, që u reduktua me 11 muaj dhe së fundmi me 3 415 dollarë gjobë.

Interesant është deklarimi i avokatit të Suavit, sipas të cilit

deklaratat e Suavit duhen vlerësuar brenda kuadrit të lirisë së fjalës

Zotëria avokat nuk e ka ditur, pse ndoshta nuk ka dashur ta përdorë argumentin e metaforës që siç e dimë u përdor si argument mbrojtjës nga socialistët për të mos lejuar përjashtimin e Edi Ramës nga parlamenti pasi i quajti të gjithë shqiptarët Kar.