Autoriteti i Komunkimeve Elektronike dhe Postare publikoi sot listën me 44 portale që duhet të regjistrohen si biznese të rregullta, duke nënvizuar  se duhet të publikojnë brenda 72 orësh NIPT-in përkatës në seksionin Kontakt të faqes së tyre online.

Publikimi i kësaj liste vjen pas paralajmërimit të kryeministrit për të gjobitur mediat  online që nuk janë të regjistruara. Mjafton një shikim i shpejtë i listës për të verifikuar se ajo nuk është e saktë. Kjo pasi pjesë e listës është edhe Respublica.al, e deklaruar që ditën e parë të ekzistencës se saj. NË VITIN 2010 KUR Z. RAMA ISHTE NË OPOZITË. Këtë e vërteton edhe çertifikata e regjistrimit të Respublica.al

Por me kryesorja është se AKEP konfirmon që listen ia kanë dërguar, dhe nuk e ka përpiluar vet. Pyetja që kërkon përgjigje është kush e bëri këtë listë që serviret si pasqyrë e mediave online të paregjistruara?

P.S. Saliu s’na e kërkoi NIPT-in kur e kritikonim në vitet e pushtetit të tij.