Ka ende shumë paqartësi mbi atë se çfarë ndodhi në 28 Tetor në Bularat, ku u vra Konstandin Kacifas. Në Shqipëri, kryesisht në media, por edhe në opinion, është adoptuar një narrativë e bazuar kryesisht mbi një reagim në twitter të kryeministrit sipas të cilit 35-vjeçari ishte një i fandaksur që qëlloi me armë policinë dhe se kjo e fundit bëri detyrën. Një deklaratë që nga fqinjët u quajt politikisht jokorrekte për një kryeministër, si për etiketimet, ashtu edhe për përmbajtjen pa përfunduar më parë hetimet. Ngjarja në fakt duket të jetë më komplekse dhe i ka konsumuar të gjitha aktet e një “drame” sa absurde aq edhe “të frustruar”  ku personazh nuk është vetëm Kacifas.

Avokati grek i familjes, Likurezos jep një version se si ka ndodhur ngjarja bazuar mbi dëshmitë e banorëvve të fshatit. Ky version shpjegon një rrethanë që përtej axhendës individuale ose jo të Kacifas, nuk përjashtohet të jetë pasojë e një fryme tensioni që ka infektuar një raport deri tani paqësor mes minoritetit dhe shtetit shqiptar. Nuk ka dyshim që tensioni politik i viteve të fundit e ka ushqyer këtë frymë për të nxjerrë në sipërfaqe një konflikt që ka fjetur

Versioni i avokatit grek sipas dëshmisë së banorëve:

Unë do t'ju tregoj se çfarë ka ndodhur në bazë të informacionit që kisha nga njerëzit dhe të afërmit që ishin atje në fshat, në kafene. U provokua nga një oficer i policisë shqiptare që e ngacmonte vazhdimisht. Konstandini ishte i ulur në kafene me shumë bashkafshatarë të tjerë. Polici në fjalë që mbikqyr zonën e Dropulli dhe dua të theksoj këtë, ka qenë i akuzuar dhe dënuar për trafik droge, por përfitoi amnisti dhe u riintegrua në polici, duke u çuar në një zonë të minoritetit. Duhet të theksoj se komuniteti lokal nuk ka patur probleme me me policinë shqiptare, madje në zonën e Dropullit ka shumë sipërmarrës grekë. Megjithatë, ky polic në veçanti  është një ekstremit shqiptar dhe vazhdimisht e intimidonte Konstandinin, e thërriste në Komisariat dhe i tërhiqte vërejtje. Mëngjesin e ditës në fjalë, kafja ishte e plot. Jashtë ishte policia sepse pritej ceremonia për përvjetorin e festës Kombëtare të Greqisë. Në një momen ai polici hyri në kafene dhe provokoi përsëri Konstandin. Duke iu drejtuar i tha "Na keni shqetësuar me këto festat tuaja, tani do vijnë edhe dy autobusë të tjerë nga Këlcyra, a thua nuk na mjaftonit ju”. Në një moment shikon Konstantinën duke e ngacmuar si me shaka: “Më kanë urdhëruar të heq flamurin”. Dhe Konstandini i përgjigjet  "Mirë, po je burrë hiqe". "Ta tregoj  unë sa burrë  jam"- i tha polici dhenxori armën. "Kam dhe unë armë nuk ke vetëm ti”- i tha Konstandini. Më pas shkon në shtëpi, merr armën dhe zbret poshtë. Jashtë kafenesë ishin  30-40 policë të cilëve u thotë “ku është ai” dhe këta të fundit nuk bëjnë ndonjë përpjekje për ta ndaluar. Unë supozoj se për shkak se në Shqipëri koncepti i gjakmarrjes është shumë i fortë dhe për shkak se edhe policiët e dinë këtë gjë çështja ishte  një kundërvënie mes Konstandinit dhe policit. Siç më kanë informuar  ky polic shkoi dhe u fsheh prapa një muri dhe filloi të qëllonte. Kishte marrë një pozicion luftimi dhe ky është momenti i videos ku Konstandi vrapon për t'u fshehur. Pastaj ai u largua dhe shkoi në mal. Atje u takua me një bari dhe ndeni me të rreth 45 minuta dhe pastaj zbriti sërish poshtë. Siç ka dëshmuar bariu, u dëgjuan vetëm dy të shtëna dhe nuk kishte shkëmbim zjarri. Ajo që nuk dimë është nëse Konstandinos Katsifas po mbante armë në atë kohë apo nëse ishte fshehur dhe do të dorëzohej. Ne nuk e dimë se çfarë ndodhi. Policia duhet të përgjigjet. Oficerët e policisë që morën pjesë në  operacion kishin kamera të vendosura në uniformat e tyre".

Ajo që dyshohet është se policia shqiptare nuk ka ezauruar të gjitha mundësitë për ta kapur të gjallë d35-vjeçarin dhe se ka vepruar me urdhër ose e udhëhequr nga emocionet. Në ndryshim nga ngjarjet e tjera që lidhen me minoritetin grek në Shqipëri, kjo ngjarje duket se ka gjetur me shumë solidaritet si në mediat greke ashtu edhe në opinion, ndërsa zyrtarisht Athina është treguar e përmbajtur.

https://www.huffingtonpost.gr/entry/o-thanatos-toe-konstantinoe-katsifa…