Qeveria shqiptare ka ndryshuar vendimin nr. 708 të datës 21 nëntor 2018 që përcaktonte transferimin e 1472 ha pronë e paluajtshme shtetërore nën përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit. Zona në fjalë ndodhet në vijën bregdetare Vlorë Sarandë, ku qeveria e z. Rama ka kohë që luan me lloj lloj vendimesh dhe anullimesh, duke krijuar gjendej pasigurie. Vendimi i ri, i marrë sot përbën në fakt një amendim thelbësor, pasi i jep prioritet regjistrimit fillestar të pronës private në këtë zonë, përpara se të procedohet me pronën shtetërore.

thuhet në vendim.

Kujtojmë se në datën 13 dhjetor 2018 nga Njësia Administrative Lukovë pati ankesë zyrtare se ky vendim prekte 270 ha pronë private, shpërndarë me ligjin nr. 7501.

Qeveria e z. Rama nuk reagoi dhe mbajti heshtjen, por mesa duket ajo është detyruar të veprojë pas qëndrimeve publike të kryeministrit grek, Alexis Tsipras që foli për tjetërsim pronash në zonat minoritare. Me këtë rast qytetarët e Shqipërisë mund të kuptojnë standardin e kësaj qeverie e që është: mos e kërko pronën tënde përmes rrugëve gjyqësore. Bëhu grek të kesh pronën tëndëe të siguruar! Ose i çdo lloj kombësie tjetër. Është e paprecedentë kjo arrogancë e një qeverie inferiorësh që sillen në këtë mënyrë me shtetasit e vet, brenda të cilëve ata me kombësi shqiptare janë më të persekutuarit për pronën.