Shqipëria ka regjistruar rënië në lirinë e medias për vitin 2018. Raporti i fundit i Reporterëve pa Kufij e rendit atë tonë në vendimme 82-të, shtatë vende më poshtë se një vit më parë. Rënia është karakteristike për mbarë rajonin dhe BE-në që për nga niveli i humbjes së renditjes vijnë të dytët në botë pavarësisht se Europa është mjedisi më i mirë për gazetarët. 
Për Shqipërinë ka rëndësi arsyeja që ka çuar në këtë rënie dhe pushteti është violinë e parë e kësaj note negative. 

Sulmet ndaj medias si nga qeveria ashtu edhe nga krimi i organizuar ka arritur nivele të paprecedenta në vitin 2018. Gazetarët ishin subjekt fyerjes, kërcënimesh me vdekje dhe procedimesh ligjore që synonin intimidimin dhe frenimin e investigimit të korrupsionit. Politikanët me në krye kryeministrin Edi Rama, i cilësuan mediat si kazan dhe prodhues të lajmeve të rreme. Kryeministri ka propozuar një ligj që synon të rikthejë kontrollin e shtetit mbi median elektronike, siç thonë kritikët, dhe të kufizojë aksesin në informacion

thuhet në raport. 

Është ndoshta ndër të paktat herë që e kryeministri nominohet me një çmim të tillë në përkeqësimin e lirisë së medias në një vend ai Shqipëria. Ironia është se kryeministri aktual vjen nga media, është krijim i saj ndonëse në politikë vështirë se historia e Shqipërisë do gjejë ndonjë gjë më fake sesa Edi Rama.