Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Flora Brovina ka publikuar një fotografi tronditëse ku sipas saj shfaqen ushtarë serbë që përdhunojnë një grua nga Kosova gjatë luftës së vitit 1999. Në foto paraqiten tre ushtarë që përdhunojnë gruan, ndërkohë që në sfon duken njerëz të mbajtur nën grykën e armës nga një ushtar tjetër.

Kemi fakte për gjenocidin. Helmimi ka qenë akt gjenocidial gjithashtu edhe largimi nga vendet e punës. Dhuna seksuale në shkollën e Qerezit ku gratë janë dhunuar dhe vrarë në puse. Është gjetur një kasetë me dhunime e me rroba të gjakosura. Kemi shumë dëshmi që ka pasur gjenocid. Gratë e dhunuara kanë dëshmuar edhe në Gjykatën e Hagës. Askush deri më tani nga Prokuroria Speciale nuk i ka intervistuar këto viktima të dhunës seksuale

është shprehur ajo.

Brovina ka deklaruar se gruaja që është viktimë e këtij akt është gjallë dhe se ajo është e gatshme të dëshmojë. Publikimi i fotos është bërë ndërkohë që Kuvendi i Kosovës mban seancë plenare për votimin e Rezolutës për genocidin serb gjatë Luftës në Kosovë