Një grupim i tifozëve të Tiranës e ka kthyer në demostrim fetar mbështetjen ndaj ekipit të futbollit të dielën në Laç.

Videot e publikuara në rrjetet sociale tregojnë të rinj të zhveshur nga brezi e lart që nën dirigjimin e një prej organizatorëve  thërrasin në kor “Allahu Ekber”, duke iu kundërpërgjigjur në këtë mënyrë tifozëve të Laçit.

Shfaqje të tilla me përmbajtje fetare janë të ndaluara në stadiume, megjithatë forcat e sigurisë siç duket dhe në pamje nuk kanë ndërhyrë. Pas reagimeve në mediat sociale, Njësia e Antiterrorit procedoi  të riun që është drejtues i grupimit.  

Grupimi i tifozëve reagoi duke thënë se thirrjet “Allahu Ekber” ishin urim për muajin e Ramazanit dhe se ata respektojnë çdo besim fetar.  Kjo nuk është hera e parë që tizozët e Tiranës, por edhe lojtarët përfshihen në të tilla akte me ngjyrime politike dhe fetare, që nuk kanë asnjë lidhje me futbollin.