Presidenti i Republikës duket se po paralajmëron shpërndarjen e Parlamentit teksa me një letër zyrtare i kërkon Komisionit Qendror të Zgjedhjeve numrin zyrtar aktual të mandateve parlamentare. Meta i kujton KQZ-së se ka shpallur rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2017 me vendim të posaçëm ndërkohë që situata e prodhuar nga procesi elektoral në fjalë ka ndryshuar me bojktoin dhe dorëzimin e mandateve nga përfaqësues të opozitës.

Kreu i shtetit kërkon trajtimin e kërkesës së tij me përgjegjësi të lartë shtetërore, ndërkohë që letra në fjalë nënkupton referencë kushtetuese ku thuhet se Kuvendi përbëhet nga 140 deputetë.