Damian Gjiknuri është sërish lajm. Ndodh ça ndodh në këtë vend, ai del përherë në qendër. Njëherë me tendera, njëherë me koncesione, tani me përgjime. Zotëria sipas gazetës “Bild” siguron për zgjedhjet lokale në Dibër një furgon me “çuna problematikë” që “të jenë për çdo rast”. Ai ja referon këtë një drejtori në Ministrinë e Brendshme, Arben Keshi, që është drejtor i Qendrës për të Huajt që hyjnë Ilegalisht në Shqipëri. 

Zoti Gjiknuri siguron mbështetje operative përballë problematikëve të Partisë Demokratike duke u ekspozuar si një politikan që ka lidhje të dyshimta dhe I vendos ato në dispozicon të zgjedhjeve.

Biseda e Kryeministrit Rama me Keshin është më formale. Kryeministri nuk e tradhëton veten për asgjë, por siç kujton gazeta gjermane, dispozitat e Kodit Zgjedhor dhe Kodit Penal dënojnë përfshirjen e zyrarëve të administratës në process zgjedhor dhe në fushatë. Ironike kur kujton z. Rama që ka dalë lart e poshtë nëpër Shqipëri për të kërcënuar ata që do prekin zgjedhjet me ndalim të hyrjes në BE dhe SHBA.