Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka dalë sot në një konferencë për shtyp përmes së cilës ka bërë thirrje ndaj të gjithë personave që po sulmojnë mjediset e KZAZ-ve të heqin dorë nga aktet e dhunës. Ministri ka njoftuar se “askush nuk do të tolerohet”, ndërkohë që ka shtuar se qeveria shqiptare ka vendosur të shkrijë disa njësi të Policive Bashkiake që janë përfashirë në aktet e fundit dhe në sulme ndaj institucioneve publike.

Lleshaj ka bërë një apel edhe për prokurorët dhe gjykatësit e zonave ku po ushtrohet dhunë që të zbatojnë ligjin dhe vetëm ligjin.

Kjo është një luftë e shtetit me antishtetin

tha Lleshaj.