13 ditë pas emërimit si drejtore e Autoritetit Rrugor Shqiptar Vasilika Vjero ka dhënë dorëheqjen nga ky post. Gazeta Panorama raporton se Vjero ka shkuar në zyrë vetëm një herë që prej datës 20 shtator kur u emëruar. Vjero është larguar për arsye personale familjare.

Ish-drejtoresha e Tatimeve zëvendësoi në këtë detyrë, Sonila Qaton e cila po ashtu dha dorëheqjen pas padisë së Gjoka Konstruksion për tenderin e rrugës Kardhiq-Delvinë.

Qato u kallëzua në Prokurorinë e Krimeve të Rënda me dyshimet e se ka shpërdoruar detyrën, shkelur barazinë në tendera dhe ka kryer korrupsion. Kallëzuesit kërkojnë hetime për sa i takon skualifikimit të shoqërisë për ndërtimin e tunelit të rrugës Kardhiq-Delvinë.