Kompania “Fusha” po krijon zhurmë edhe në Sarandë. Mediat lokale raportojnë se punimet për të ashtuquajturën Lungomare, projektuar dhe miratuar pa asnjë konsultim me banorët, kanë nisur duke prishur si fillim plazhin e qytetit, njohur si Plazhi i Çentralit.

Për këtë situatë ka patur edhe një protestë, ndërkohë që kryetari i sapozgjedhur i Bashkisë, Adi Gurma ka folur për një furtunë mediatike që në fakt nuk  sipas tij asgjë të vërtetë. Gurma ka thënë se inertet  hedhura në plazh janë për shkak punimesh dhe se plazhi do të rikthet siç ka qenë më parë.

Përse kantjeri i ndërtimit nuk bëhet në Çukë a Limjon, por u gjet vija bregdetare për ta bërë?! Është krim të shkatërrosh diçka origjinale e natyrore sepse kështu i vjen për mbarë firmën së ndërtimit. Mbase projekti është shumë i bukur (në letër), por të paktën zbatimi i tij është skandaloz e i papranueshëm.

Prandaj qytetarët sarandiot të ndergjegjësuar për reagimin e tyre do të bashkohen nesër tek Centrali historik i Sarandës 

thuhet në reagimin e organizatorëve.

Projekti i shëtitores parashikon prishje objektesh, por mesa duket firma e ka nisur me prishjen e plazhit si fillim të cilin shpall se do ta rikthejë në gjendjen e mëparëshme.