Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot draftligjin e quajtur Anti-KÇK. Përmes një shfaqjeje të personalizuar të këtij drafti, z. Rama ka premtuar se pastrimi që po sjell vettingu në sistemin e drejtësisë do të pasojë dënimi për njerëzit e korruptuar të këtij sistemi.

Na takon ne të bëjmë një hap më tutje. Vijmë te KÇK-ja. KÇK-ja është një organizatë kriminale prokurorësh dhe gjykatësish që janë bashkëpunëtorë, ose tutorë të krimit të organzuar. Janë një kancer në sistem që me fillimin e vettingut kanë hyrë në një fazë agresive. Ndaj sot po shfaqen shumë më hapur sesa deri dje. Motoja e tyre – unë e kam dëgjuar nga ata – Kap Ça të Kapësh. Rasti i Durrësit është shumë flagrant. Për fat të mirë e solli fati që u gjendën në një makinë prokurori dhe një nga eksponentët e krimit të organizuar dhe bagazhin e makinës dokumentet e vjedhura të prokurorisë. Ato që për një kohë gjatë i vendoseshin në kurriz Donika Prelës. Çfarë duhet të bëjmë ne në këto kushte? Të presim vettingun e këtyre? Çfarë të bëjmë ne kur një kriminel merr peng hipotekën e Vlorës dhe policia nuk arrin dot të veprojë sepse prokuroria dhe gjykata nuk vepron?

tha ndër të tjera Rama.

Kryeministri ka deklaruar se paketa e re u kërkon subjekteve që të provojnë si e kanë bërë pasurinë e tyre. 

Ky është një proces adminsitrativ, jo penal

shtoi Rama. 

Më poshtë video e plotë: