Qeveria shqiptare ka marrë së fundmi edhe atributet e një prokurorie speciale teksa me të ashtuquajturin ligj anti-KÇK kalon në veprime administrative dhe policore vetëm në bazë dyshimi. Në draft thuhet që baza e këtij ligji janë të drejtat themelore të njeriut, por ai ngarkon si garante të tyre një njësi operative si Policia e Shtetit.  Siç mund të shihet, në nenin 4 flitet për masa policore duke paralelizuar dhe shfuqizuar pushtetin e gjykatave dhe prokurorisë. Më flagrante është kjo gjë në nenin 6, pika 4 ku thuhet se:

Për të gjithë subjektet e këtij ligji Policia e Shtetit mund të urdhërojë kufizimin e perimetrit të levizjes së tyre, brenda një zone administrimi, qyteti apo qarku të caktuar në Republikën e Shqipërisë, urdhër i cili duhet të vleftësohet nga Prokuroria/Gjykata  brenda 48 orëve

Në nenin 9 përcaktohet edhe e drejta e ankimimit në afate të qarta, por në seanca që siç thuhet:

në seanca që nuk mund të jenë publike

 

Gjykata e Lartë shqyrton rekursin në Dhomën e Këshillimit brenda 30 ditëve nga dita e ankimimit

vijon ky nen.

Kjo është një procedurë standard që ndiqet kurdoherë, por në këtë rast policisë i është dhënë e drejta e veprimit mbi bazë dyshimi. Përtej kësaj dhe elementëe teknikë duhet thënë se ky ligj shton një njësi hetimi krahash shumë të tillave në Shqipëri. Sipas ligjit në vendin tonë heton Prokuroria e Përgjithshme, Prokuroria e Krimeve të Rënda, do të hetojë Policia, SPAK, BKH, heton aktualisht Dretoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave, Hetimi Tatimor, Shërbimi Informativ etj..

Hetojnë të gjithë dhe asgjë nuk ka ndodhur. Situata po të dëgjojmë kryeministrin është bërë edhe më emergjente. Aq sa goditjen e ka marrë në dorë Task Forca e Kryeministrisë që sipas z. Rama ka arritur rezultate shumë të mira. Më poshtë një listë e neneve që shfrytëzon ligji aktual për të përkufizuar objektin e punës, nene që janë në fuqi prej vitesh dhe nuk kuptohet pse nuk kanë dhënë asnjë efekt: