Njeriu kryesor publik kundër Donald Trump sot në SHBA është kryetarja e Kongresit, Nancy Pelosi.

Parantezë: Nancy Pelosi është kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan, ndërsa dhoma e lartë është Senati. Në anglisht termi konkret për detyrën e Pelosit është: The Speaker of the United States House of Representatives. Që literalisht do të vinte shqip si Folësja/Drejtuesja e seancave. Mirëpo funksioni i saj përshkuhet si më poshtë: 

…the presiding officer of the United States House of Representatives. The speaker is the political and parliamentary leader of the House of Representatives, and is simultaneously the House's presiding officer, de facto leader of the body's majority party, and the institution's administrative head

Nga pikëpamja funksionale kjo detyrë përkon me kryetarin e Kuvendit në Shqipëri dhe për traditë të përdorimit gazetaresk apo politik, ajo për këtë efekt quhet Kryetare(Falenderojmë komentuesin Plaku Xhuxhumaku për vërejtjen sqaruese).

 

Pasi Kongres(Dhoma e Përfaqésuesve)miratoi ngritjen e akuzave ndaj Presidentit të SHBA-ve, Pelosi ka bërë një deklaratë të papritur teksa ka lënë të kuptohet se ajo nuk ka besim te Senati që do të shqyrtojë vendimin e Kongresit(Dhomës së Ukët). Mediat raportojnë se qëndrimi dyshues i Pelosit lidhet me deklarimet e fundit të kreut të Senatit, republikanit Mich McConell për koordinim të veprimeve me Shtëpinë e Bardhë.

Deri më tani ne nuk kemi parë ndonjë gjë që të duket e ndershme. Shpresojmë të jetë e tillë

deklaroi dje Pelosi.

Në media po spekullohet se Senati që dominohet nga republikanët do të çlirojnë Trump nga akuzat e bëra dhe ky do të ishte fundi i debatit. Mirëpo ky polarizim në zbulon se vendimet në SHBA nuk para u qëndrojnë atyre parimeve që ky shtet predikon anëembanë botës. Pelosi kërkon “gjykim të drejtë” dhe mesa duket për këtë kërkesë parimore i mungon besimi në Senatin e SHBA, një ndër institucionet kryesore në vend. Dhe kur mungon besimi te drejtësia e vendimeve në të vërtetë institucionet janë dëmtuar rëndë në aspektin e tyre funksional.

Në këtë kuadër ngjan disi e ekzagjeruar dëshira e SHBA për reformën në drejtësi në Shqipëri që eci përpara me eksperimentin shkallmues të vettingut. Dhe që përtej disa kokave turku që mund të bëjë, nuk dihet nëse do shërbejë për shtetin e së drejtës në këtë vend, apo për mazhorancën e tanishme.