Perime, ushqime integrale, fruta të freskëta, të gjitha këto nuk janë nga ushqimet e preferuara të të rinjve apo studentëve amerikanë që po ankohen për ushqimin aspak tërheqës të sponsorizuar nga zonja e parë e Amerikës. Nga ana tjetër, obeziteti vazhdon të prekë më shumë se 35% të popullsisë dhe nëse trendi nuk ndryshon, në vazhdim, një në dy amerikanë do të jenë mbi peshë. 

Kohë të vështira këto për familjen Obama, por nëse Barack e gjen veten duke bërë llogaritë e ndërhyrjeve internacionale në lidhje me Sirinë, e shoqja, Michelle, po merr një zhgënjim të vogël, por për të të rëndësishëm. Sipas mediave amerikane, është kthyer në një mini-revoltë ajo ndaj Michelle, prej studentëve amerikanë që po kundërshtojnë çdo ditë e më shumë menynë anti-obezitet nëpër mensat e shkollës, iniciativë kjo me sponsorizim të zonjës së parë dhe nën ndjekjen e Ministrisë së Agrikulturës. 

“Po shpërdorojmë përditë sasi të mëdha ushqimi që nuk konsumohet nga studentët, duke e hedhur poshtë”,- thonë drejtuesit e mensave shkollore që nga California në New York. Frutat e freskëta dhe perimet nuk e kanë kaluar provën e pëlqyeshmërisë prej të rinjve amerikanë që janë mësuar të hanë pulë të skuqur, gjalpë kikiriku, hamburger dhe coca-cola. Sipas ekspertëve që kanë përgatitur menynë, çdo vakt duhet t’i furnizonte ata me nga 650- 800 kalori, sipas moshës së klasave. 

Por, pritshmëria prej nxënësve nuk kishte qenë aspak entuziaste, vetëm 100 mijë drejtues shkollash e kishin pranuar Brumë sfoliat me mish e perime programin, shumë më pak nga sa pritej, sado që edhe reagimi ishte i pritshëm nga Ministria e Agrikulturës, duke e njohur mënyrën e ushqyerjes së popullit të tyre. Por, për ta ngushëlluar Michelle në lidhje me këtë “dështim”, janë të dhënat e para që po tregojnë se në shumë familje, sidomos te fëmijët e vegjël, obeziteti po ulet. Natyrisht që problemi ngelet ende i rëndë në SHBA: një në 8 fëmijë është mbipeshë. Edhe për të rriturit situata po rëndohet dhe nëse kjo mënyrë ushqyerje nuk ndryshon shumë shpejt, një në dy amerikanë do të ketë probleme me shëndetin.