Legjenda filmave aksion, Arnold Schwarzenegger, është shprehur jashtëzakonisht i kënaqur me skenarin e vazhdimit të radhës të filmit për Terminatorin.

Aktori i famshëm për herë të fundit e ka luajtur rolin e robotit vrasës në vitin 2003 (“Terminator 3: Rise of the Machines”), ndërsa filmi i vitit 2009, “Terminator: Salvation”, u xhirua pa të (me Christian Bale e Sam Worthington në rolet kryesore).

Tash ai është kthyer dhe do të luajë në filmin e pestë, “Terminator: Genesis”, që pret të jetë fantastik.

“Xhirimet do t’i fillojmë kah fundi i prillit, ndërsa do të zgjasin diçka më shumë se katër muaj. Do të xhirojmë në Neë Orleans, San Francisco dhe Los Angeles”.

“Jam i gëzuar për filmin e ri, sepse herën e fundit kur e kanë xhiruar, unë nuk kam mundur të luaj, sepse isha guvernator i Kalifornisë. Megjithatë, tash jam kthyer dhe të gjithë janë të entuziazmuar që do ta luaj sërish Terminatorin. Skenari është vërtet fantastik”, është shprehur 66-vjeçari.

Filmi “Terminator: Genesis” pritet të shfaqet në kinema në korrik të vitit 2015, ndërsa krahas Schwarzeneggerit do të luajnë edhe Emilia Clarke, Jai Courtney, Jason Clarke e Boyd Holbrook. Alan Taylor është regjisor i filmit.