Ajo u quajt si ‘ Femra më e shëmtuar në botë’. Lizzie Velasques ka lindur me një sëmundje të rrallë e që mendohet se vetëm dy persona në botë e kanë atë.

Kjo vajzë peshon vetëm 28 kilogram, dhe ka zero përqind yndyrë.

Edhe pse ofendimet ndaj saj, për pamjen e saj nuk kishin të ndal, dhe kushdo që do të ishe në vend të saj, do të vetëvritej, Lizzie e bëri të kundërten.

Ajo kishte tri qëllime në jetë: Të diplomohej ne kolegj, të ndërtonte një familje dhe një karrierë për veten e saj dhe i premtoi të ëmës se nuk do ta braktiste.

Mirëpo, ajo çfarë bën kjo vajza është madhështore. Më shumë se 200 personave u ka dhënë mbështetje të veçantë, për t’i tejkaluar pengesat në jetë. Ajo është një këshilltare e lartë në Postë-Telekomunikacionit në Texas State University në San Marcos.

Libri i saj i parë, ‘Lizzie Beautiful’ doli në vitin 2010 dhe i dytë i saj , ‘Bëhu e bukur, Bëhu vetvetja’ është botuar dy muaj më parë.