Pas dasmës madhështore të ministrit të Mirëqenies Sociale, Erion Velaj, një tjetër dasmë në radhët e politikanëve është shënuar ditën e djeshme. Këtë herë ka qenë zëvendësministrja e Integrimit, Erisa Xhixho ajo e cila i ka thënë “po”, bashkëshortit të saj Enea Nuredini.
Çifti zhvilloi dje një ceremoni elegante buzë detit, nën ndriçimin e qirinjve dhe me miqtë më të afërt. Momenti më emocionues ishte ecja drejt altarit, dhe kurorëzimi, ku Erisa me lot në sy i tha "Po" Eneas.
Xhixho, një nga aktivistet më të spikatura të LSI-së, ishte bërë një nuse shumë e bukur me një fustan të thjeshtë, dhe një vello të bardhë, plot klas dhe hijeshi.
Mes të ftuarve në këtë ceremoni ishte edhe Kryetari i Parlamentit Ilir Meta së bashku me bashkëshorten e tij Monikën.
Ceremonia filloi në orën 18:30 me celebrimin zyrtar nga përfaqësues të Bashkisë dhe më pas një koktej buzë detit. Ditën e shtunë çifti do të vijojë me një dasmë tradicionale pranë kompleksit modern ‘Royal Hill’ në Tiranë.
Po sikur t'i kishte thene jo
Po sikur t'i kishte thene jo kjo ketij Eneas c'behej valle? Binte qeveria, apo behej Ilir Meteliku Krieminister?