Nuk vonoi avokatia e Tiranës për Hashim Thaçin. Me akuzën ndaj tij u sabotuan bisedimet mes Serbisë dhe Kosovës, po thonë. Një gënjeshtër e trashë, pasi u frenua thjesht një takim. Grenell sot e përsëriti ftesën dhe atë e refuzoi në mirëbesim kryeministri Avdullah Hoti. Askush nuk po izolon Kosovën për një akuzë ndaj Thaçit. Përkundrazi, qëndrimi i tij në detyrë e dëmton Kosovën. E cila nuk është Hashim Thaçi. Dhe as Hashim Thaçi nuk është Kosova që është shtet dhe ka institucione.