Ne Adamet e Shqiperise e Kosoves kemi qene ketu ku jemi dhe, ndryshe nga mendimi i autorit te ketij shkrimi, nuk kemi perse te fshihemi apo te turperohemi. "Ku ishe ti Adam" ne kontekstin origjinal, eshte pyetja e cila i behet njeriut qe me heshtjen e tij eshte bere bashkefajtor ndersa komenti im eshte nje kundershtim i bashkefajesise kolektive.Autori kritikon (ose me sakt derrmon, pa u shtyre me larg se verbalizimi i emocioneve te tij) krizen intelektuale, institucionale, politike dhe se fundi sociale te shoqerise kontemporane te asaj pjese te Shqiperise qe e quajne Kosove dhe eshte fort i rrepte me opnionet e tij. Por autori anashkalon plotesisht kontekstin historik dhe refuzon qe te tejkaloje dhembjen per situaten aspak te mire te sotme duke nxjerre mesime nga e shkuara. Dhe keto mesime jane: shoqeri te sapodala nga lufta e gjate (gati 100 vjet nen sundim ushtarak serb!) kane krize identiteti, ekonomike dhe sociale. Sigurisht qe anarkistet kokeboshe gjejne vend ne panoramen politike te vendit. Kete eksperience e ka kaluar Gjermania dhe Rusia e plot vende madje dhe te Europes Perendimore pas Luftes se Pare Boterore. Ne mungesen e nje plani rindertimi, ne vite te nje depresioni ekonomik te papare njeqind vjetet e fundit, Kosoves do ti duhen me shume se 20 vite te behet Manhattan...Immaturiteti dhe dobesia e shoqerive te paslufterave jane ligj i natyres dhe jo tragjizem i fatit te Kosoves.Krizat ekonomike pasohen nga levizje migratore. Ky eshte nje tjeter ligj i natyres. Po e ben Greqia, Italia dhe Franca aktualisht. Krahasimi i dinjitetit te shpernguljes se Grekeve me 'turpin' e Kosovareve nuk eshte i sakte. Greket e kane levizjen legale, Kosovaret jane akoma te mbyllur ne kafaz nga ku vetem ilegalisht mund te dalin. Kosova eshte nje vend i varfer dhe shume i mbi-populluar per burimet qe ka; levizjet migratore jashte vendit jane gjeja me e natyreshme dhe sado te na vije keq, po te arsyetojme me tru dhe jo me zemer kjo eshte e paevitueshme. Levizje te tilla ka patur nga Republika e Shqiperise ku mbi nje milion te rinj u larguan me anije apo me not. Cfare ndodhi me vone? Asgje, shume prej tyre u rregulluan me pune, shume u kthyen prape ne vend te vete dhe Shqiperia eshte prape aty ku ishte - dhe me e forte se me perpara. Mua me dhimben ata njerez qe po lene Kosoven se asnje nuk e le shtepine nga qejfi. Kosove per mua jane banoret e saj; muret dhe malet nuk kane shpirt. Te tjerat do te kalojne dhe do te permiresohen, sic u permiresuan ne Shqiperi 10 vitet e fundit.A eshte Kosova vertet vend i deshtuar sic arsyeton ne menyre acaruese autori? Une personalisht mendoj se nje publicist ka pergjegjesi perpara opinionit te mos leshoje tantrum-e te tilla emocionale por te jete logjik ne mendimet e tija. Kosova eshte nje vend ne rindertim dhe jo ne deshtim. Te japesh verdiktin se ajo histori ka mbaruar dhe tashme erdhi rradha te gjejme fajtoret eshte te mbrosh idene se anija u mbyt dhe se bejne mire pasagjeret te tere te hidhen larg saj, te dalin sa me te palagur ne brigje te huaja dhe te lene rehat arsyet qe e mbajne Kosoven mbrapa. Keto aresye jane me te thella se nje apo dy politikane pergjegjes, nje Vetvendosjeje qe di te shkaterroje por jo te ndertoje dhe nje shumice fajtore ne heshtjen e saj. Faktoret jane nje prapambetje sociale, e vertete por plotesisht e tejkalueshme ne nje shtet te ri dhe nje shoqeri vitale si ajo ne Kosove. Me shume dhimbje apo me pak, kjo eshte ceshtja; por e sigurte eshte se me pak fare vullnet te mire dhe me durim te kombinuar me kembengulje per te permiresuar gjerat gradualisht, gjerat behen. Edhe njehere, me vullnet, kembengulje dhe durim - jo me kenge kukuvajkash.

Ky koment është postuar në shkrimin "Ku ishe ti Adam" të Mehmet Krasniqit.