Kanë mjaftuar pak orë nga shpërthimi në Bejrut që teoritë e një sulmi të nisin të përhapen në internet përmes videove të ndryshme. Në njërën prej tyre duket një raketë që godet dhe provokon shërthimin kryesor. Associated Press shkruan se nuk ka të dhënë për një sulm, edhe pse ky skenar nuk është përjashtuar tërësisht. Çështja këtu qëndron te përjashtimi i mundësisë së një sulmi me raketë dhe sipas AP-së në videon me efeket negative është kryer manipulimi.

Media në fjalë i ka kërkuar një mendim të kualifikuar një profesori të universitetit të Berkleyt që merret me diagnostikimin e manipulimeve dixhitale, sipas të cilit raketa që shihet në video është shumë e madhe, plus nuk shihen efektet vizuale të lëvizjes së raketës.

Në çdo rast epsiodi na njofton se kemi kaluar gradualisht nga realiteti ku arsyetohet, drejt realitetit ky i veti arsyetim është se bota ka një hile.