Duket se Perëndimi, apo më saktë Europa me në krye të Gjermaninë, po konfirmon nevojën për Rusinë në zgjidhjen e krizave ndërkombëtare. Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka përcjellë mesazhe bashkëpunimi me Moskën, gjatë një interviste dhënë për “Deutsche Welle”. “Një zgjidhje për luftën civile në Siri, sipas mendimit të kancelares gjermane Angela Merkel (CDU), mund të arrihet vetëm me përfshirjen e Rusisë. Prandaj Moska në formatet e tjera të bisedimeve, ndryshe nga raundi i G7, mbetet "një partner i rëndësishëm", si për shembull për zgjidhjen e çështjes së programit bërthamor iranian”, tha Merkel që ka shtuar në këtë drejtim se “edhe eliminimi i armëve kimike nga Siria është arritur vetëm me ndihmën e Rusisë”. Nuk dihet si mund të reflektojë kjo qasje në menaxhimin e krizës ukrainase, pasi sa kohë që pranohet nevoja e Rusisë në zgjidhjen e krizës siriane, aq më tepër do të kërkohej roli i saj në Lindjen e Europës. Mesazhe të ngjashme afrimi me Europën ka dhënë edhe presidenti rus, Vladimir Putin, në një intervistë për “Corriere della Sera”, teksa ka përsëritur idenë e krijimit të një hapësire ekonomike mes Europës dhe Rusisë. “Kohë më parë kam folur për nevojën e krijimit të një hapësire ekonomike unike nga Lisbona deri në Vladivostok. Dhe në të vërtetë, shumë vite para meje, edhe presidenti De Gaulle ka thënë diçka të ngjashme. Askush nuk kundësrhton, të gjithë thonë: duhet bërë. Por në realitet çfarë ndodh? Të marrim p.sh Ukrainën. Në marrëveshjen e Asociimit Ukranië-BE, i kërkohet Kievit të integrojë sistemet e veta energjetikë me Europën...Nëse kjo do të ndodhë, do të jemi të detyruar të shpenzojmë. 8-10 miliardë euro për ndërtimin e linjave të reja, për të siguruar furnizimin e brendshëm të Rusisë. Pse duhet nëse besojmë se. Është e drejtë krjimi i një hapësire nga Lisbona deri në Vladivostok?”, tha Putin. Ai ka bërë të qartë se në Ukrainë preken interesa të mëdha ruse, duke shtuar edhe se afrimin me Europën, ndoshta nuk e dëshiron SHBA. s.z