"Une jetoj ne USA prej 20 vjetesh. Ketu korrespondenca me email konsiderohet dhe faktikisht eshte legal document. E them me bindje se me ka rastisur vete ne jeten time profesionale, po tani ketu te ne po behet nami per Hillary Clinton me emailin e saj. Te thuash qe komunikimi me email nuk quhet zyrtar eshte ofendim inteligjence. Jo vetem aq po Drejtori i Policise duhet te ndiqet penalisht per pengim hetimi. Megjithate jeni ne Albanistan dhe cudia me e madhe, tre dite zgjat....... hani edhe turpin per buke edhe nje got vere nga prapa dhe hajde te na rroje Partia se ajo eshte me e rendesishmja. Ec atyyyy RILINDJA!!!!!!!!!!!!".

PS: Komenti i mësipërm është postuar në shkrimin me titull: “Gjykata lë të lirë shefin e Zyrës së Interpol Tirana. Tahiri dhe Didi janë informuar me email për kërkesën belge. Koha që ministri të japë dorëheqje?, nga komentuesi “shume larg”. Po e nxjerrim më vete, pasi sjell në vëmendje një çështje me rëndësi. A konsiderohet komunikimi me email zyrtar? Siç mund ta dinë shumë njerëz, nëpunësit e ministrive, por edhe institucioneve të tjera, pajisen zakonisht me emaile zyrtar, për qëllime të komunikimit joprivat.