“Po cfare e pengon qe ti beje atehere meqe qenka i sigurt se i fiton?  A e ke idene se cfare mendon baza per Edi Ramen? Ketu i vetmi qe nuk tregohet i drejte dhe vepron si Neron jo si Cezar eshte Edi Rama qe nuk respekton askend. Kushdo qe guxon ta kritikoje kthehet ne armik, ja kjo eshte dialektika e komunikimit te tij.

Cilat jane gjerat e sakta? Merri nje nga nje ministrite e me thuaj se cilat jane keto gjera te sakta qe kane bere. Emerime pa kriter e pa profesionalitet, arrogance, paaftesi ja keto jane disa nga tiparet dalluese te qeverisjes. U premtua se do te kishte konkurse dhe meritokraci dhe perfunduam ne zullume pa fund me punesimet.  Ai ka horizont autokratik qe nuk perkon aspak me horizontin europian por me teper me ate te Erdoganit. Po te kishte qene i zoti do te kishte qullosur ndonje gje ne Europe si shume shoke e kolege te tij e jo te shkonte ne Shqiperi i joshur nga lemosha e Fatos Nanos.

A nuk te ben aspak pershtypje konfliktualiteti deri ne harbuteri qe ka Edi Rama ne cdo rast dhe per cdo argument? Kjo e ka cuar ate qe te mos kete me asnje shok te moshes  se tij por te shoqerohet me servilet 25-30 vjecare te Sorosit.

Nuk po te permend menyren skandaloze te komunikimit neeper zonat e ndryshme elektorale kur behej fjale per opziten dhe kandidatet e saj.

Pershtypja ime eshte se me te ashtuqujturen rilindje kemi rene nga shiu ne bresher. Ti thua qe po behet shtet po mua me duket se po behet diktature”.

Komenti i mësipërm u postua nga “Gjon” në shkrimin me titull: “Intervista e kryeministrit: Erdha, fola ça desha, ika. Pyetja e pazakontë: “Mund të jeni i frikësuar nga një fitore e thellë...”. Përgjigja: “Fitoren e vendosin njerëzit”. Investimet? “Jemi në rrugën e duhur”.