Propozimi për ndryshimin e tatimit të pagave ka marrë reagimin kundër edhe nga deputetet e  mazhorancës. Kreu i Komisionit të Ekonomisë në Kuvend, Erjon Braçe, përmes nje postimi ne fb shprehet kundër tatimit të pagës minimale, pasi sipas tij hedh poshtë tatimin progresiv. Duke e konsideruar si kthim pas, deputeti socialist thotë se paratë për mbushjen e arkës së shtetit nuk gjendet tek punëtorët, por gjetkë. “Une mendoj se; Ne nuk kemi nevojë të ndryshojme në nivelin e poshtëm tatimin mbi të ardhurat nga puna!! Thjesht; ne kemi nevoje të mbledhim tatimet e taksat! vetem kaq! Dështimi për të bërë këtë nuk mund të na ktheje pas, në tatime të reja e të rritura për punëtoret! Nuk ka para aty! Paratë apo të ardhurat për buxhetin jane gjetke! Ato duhet të mbledhim! Duhet vullnet politik, ligjshmeri e disipline fiskale! Nuk di cili eshte eksperti që ka hedhur ne publik shkallen e re te tatimit te te ardhurave nga puna. Por di te them qe ai “propozim” (nese egziston), Hedh poshte nje nga pikat me te rendesishme të programit tonë, elementin kyc -tatimin progresiv të të ardhurave nga puna, qirate, depozitat, dividentet, aksionet, kapitali ne pergjithesi. Sic eshte nuk u zbatua i plote!! Por, Kjo nuk do te thote qe edhe nje here tatimi te ndryshoje per pjesen e te ardhurave nga puna. Siç ishte dy vite me parë-për 8 vite me rradhe, natyrisht që i ndihu pabarazise; Eshte shume e qarte, Norma e fitimeve nga kapitali eshte shume me e madhe se norma e fitimeve nga puna. gjithnje! Ndaj, Une jam kunder kësaj skeme që po lexoj”, shkruan Braçe.

Braçe ngre shqetësimin për rënien e mbledhjes së të ardhurave nga doganat dhe tatimet. Sipas tij vjedhjet janë të medha në naftë e minerale dhe ky eshte krim penal. Por pa lënë pas edhe probleme të tjera si evazioni fiskal në të ardhurat nga kapitali, qeratë e pasurive të patundshme, dividentet e aksionet. Për kreun e Komisionit të Ekonomisë është e papranueshme që evazioni të kthehet ne biznes në dogana, duke deklaruar se është shumë i madh deficiti atje. “E di qe ka shkaqe te tjera, përtej evazionit, por së pari duhet ti japim fund abuzimit të cilitdo doganieri apo grupi doganieresh, menjehere” shkruan Braçe.