Një intervistë në shqiptarja.com e një deputeteje të LSI-së, që gazetarja e cilëson (sipas një konsensusi ku paskan arritur burrat e Kuvendit) si më bukuroshen e parlamentit, nuk do linte asnjë shenjë sikur tema të mos ishte “bukuria në politikë dhe joshja e rrezikshme nga korridoret e pushtetit”. Vajza në fjalë, S.Caka, e lindur në Çorovodë (deputete e LSI-së pra), parlamentare në moshën 26 vjeçare, përpiqet t’i shmanget si të mundet këtij konotacioni, dhe njëfarë mënyre ja del. Por lajmin e vërtetë e përbën pyetja e gazetares se kë do të zgjidhte deputetja Caka mes Jozefina Topallit dhe Arta Dades, si modeli i femrës në politikë. Dhe deputetja përgjigjet: “Të dy zonjat janë për t’u vlerësuar përsa i përket arritjeve në politikë. Ndërsa përsa i përket karakterit dhe personalitetit, zonja Topalli është shembulli i pastër i asaj që nuk dua të jem pas 20 vitesh, pasi në këtë pikë kam preferuar të kem shembuj të tjerë dhe nëse do më duhet të zgjidhja, atëherë do të preferoja të kisha shpirtin luftarak të zonjës Kryemadhi dhe elegancën që karakterizon zonjën Dade, sigurisht duke zhvilluar edhe elementë të profilit vetjak, i cili shpresoj pas 20 vitesh të jetë frymëzim dhe shembull i mirë për t’u ndjekur nga vajzat e tjera të reja, që do duan të bëhen politikane”.

Pra, e detyruan të zgjedhë mes Ronaldos dhe Mesit, por ajo preferon Maradonën... Por nuk është lajm bombastik fakti që një deputete e LSI-së ka si modele Monika Kryemadhin. Kjo pritej. Shqetësimi i vërtetë është se vajza, edhe pas 20 vitesh e mendon veten në politikë...

a.j

 

 

http://shqiptarja.com/Politike/2732/silva-caka-n--lsi-penalizohemi--n-s…