Edhe shpendët e kanë kuptuar se e vetmja rrugë për Rexhep Taip Erdogan është paqja me kurdët. Kështu e ka komentuar shtypi fotografinë që ka bëtë xhiron e botës ku në kokën e presidentit turk është ulur një thëllëzë.

Gjithçka ndodhi gjatë ceremonisë për inagurimin e një xhamie në Rize të Turqisë. Erdogan nuk u kap në befasi kur shpendi u ul në kokën e tij, por  e mbajti për pak minuta thëllëzën në duar dhe siç e kërkonte ceremonia e la atë të lirë.

Mbetet për t’u vërtetuar sa fatsjellëse do të jetë thellëza për presidentin turk pas krizës politike që ka përfshirë vendin dhe mundësinë e zhvillimit të zgjedhjeve të parakohshme në muajin nëntor.

Negociatat për krijimin e një qeverie teknike mes kreut të Partisë Popullore  Republikane dhe atij të Partisë Për Drejtësi dhe Zhvillim dështuan.

 

l.m