Njerëzit me grup gjaku A, B, apo AB janë më të ekspozuar ndaj sëmundjeve të zemrës dhe kanë prirje për jetëgjatësi më të shkurtër sesa njerëzit me grup gjaku 0. Studimi u krye duke vëzhguar rreth 50 mijë njerëz të moshës së mesme dhe moshës së tretë në verilidnje të Iranit, për shtatë vjet. U konstatua se njerëzit me grupin e gjakut 0, kishin më shumë gjasë që të vdisnin gjatë harkut kohor të studimit për çdo lloj arsye shëndetësore, 9% më shumë sesa ata me grupin e gjakut 0. Raporti i vdekjeve për shkaqe kardiovaskulare ishte 15% më të larta në njerëzit me grup gjaku A, B apo AB sesa ata me grupin 0.
Po kështu raport favorizues kanë këta të fundit edhe në rrezikun e ekspozimit ndaj kancerit në stomak, madje me përqindje shumë të lartë: 55% më pak të ekspozuar. Rezultatet e këtij studimi u publikuan në fillim të këtij viti në revistën “BMC Medicine”.
Të dhëna të tjera e plotësojnë panoramën duke u prirur të krijojnë një lidhje mes grupit të gjakut dhe shëndetit. Njerëzit me grup gjaku A, sipas këtij studimi, u vu re se kanë prirje për nivel më të lartë kolesteroli. Duke patur parasysh perceptimin mbi rezultatet e këtij studimi, dr. Massimo Franchini, shprehet se: “Përkatësia në një grup gjaku jo-0, përbën vetëm një faktor rreziku. Njerëzit që i përkasin grupeve të tjera nuk duhet absolutisht të shqetësohen, pasi në opinionin tim, një...stil i shëndetshëm jete, mbetet faktori kryesor që ndikon shëndetin e një individi”.
http://www.livescience.com/49460-abo-blood-type-mortality.html?cmpid=51…