Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka deklaruar se tërheqja e Armenisë nga marrëveshja e paqes për Nagorno Karabakhun negociuar ditë më parë me Azerbajxhanin, do të ishte një akt vetëvrasës. Putin e ka përcjellë mesazhin e tij përmes një interviste televizive duke nënvizuar se Armenia duhet t’i përmbahet marrëveshjes. Marrëveshje ka hapur rrugën e lëshimeve territoriale në favor të Azerbajxhanit, çka ka provokuar protesta të mëdha në Armeni që kanë vënë në vështirësi qeverinë e Nikol Pashinyan, madje një javë më parë shërbimet armene deklaruan se kishin parandaluar një atentat ndaj tij. Lidhur me këtë situatë, Putin tha se:

Një vend që është në luftë apo nën rrezikun e incidenteve, siç ka qenë gjithënjë në vitet e shkuara, nuk mund t’ia lejojë vetes të sillet në këtë mënyrë, përfshirë sferëne organizimit të pushtetit, apo të ndajë shoqërinë. Mendoj se kjo është absolutisht e papranueshme, kundërproduktive dhe skajshmërisht e rrezikshme

I detyruar të përgjigjet për atë që ka firmosur, Pashinyan ka bërë të qartë se nuk do të largohet, por ka sugjeruar një plan daljeje me 15 pika.