Fundi i kinemasë duket se po vjen andej nga po vjen fundi i botës siç e njohim: interneti. Regjizori i njohur Christopher Nolan ka kritikuar vendimin e kompanisë “Warner Bros” për transmetimin e filmit të tij të fundit, Tenet, përmes platformës online HBO Max.

Nolan e ka quajtur këtë të fundit si shërbimin më të keq, ndërkohë që vendimin e ka cilësuar si pa kuptim në planin ekonomik. 

Warner Bros ka vendosur të aplikojë praktikën e transmetimit të filmit në stream për 17 prodhime gjatë vitit 2021, por aktorë të kësaj industrie mendojnë se një gjë e tillë do të prekë në mënyrë të pakthyeshme kinematë, qysh tani të prekura nga pandemia. 

Warner Bros nuk po e kupton se çfarë po humbet

ka thënë ndër të tjera Nolan. 

Vendimi vjen pas një paraqitjeje jo shumë të mirë të filmit në kinema per 3 muaj në kushtet e një praktike sipas të cilit filmi jepet në platforma 75 ditë pasi është shfaqur në kinema. 

HBO synon të shndërrojë shikuesit e produkteve të tilla në përdorues të regjistruar, në garë me Netflix që ka 195.2 milionë përdorues.