Kryeministri ka shpërthyer më në fund, duke vënë pikat mbi (i) për atë çka është pritur të bëhet nga qeveria  dhe që sipas tij  lidhet me oreksin e madh të popullit për të ndryshuar gjërat në një kohë të shkurtër. Në një takim me përfaqësues të Dhomave të Tregëtisë, duke iu referuar situatës ekonomike dhe mungesës së të ardhurave në tatime e dogana, kryeministri ka përdorur një shprehje popullore për t’iu përgjigjur kritikëve të qeverisë. “Mos kërkoni qiqra në hell, shteti nuk bëhet për 2 vjet. Ne nuk mund të bëjmë asnjë çudi. Jemi në këmishën e forcës që na mban informaliteti. Sa më shumë të luftojmë informalitetin aq më shumë do kemi mundësi të ulim taksat dhe të rrisim pagat”-, deklaroi Rama.

Sipas tij dështimi në tatime e dogana lidhet me efektet e para të modelit të ri ekonomik që qeveria do  të ndërtojë mbi burimet e qëndrueshme të rritjes ekonomike dhe për të fuqizuar mekanizmat e prodhimit. Ai pranoi se zemra e informalitetit është korrupsioni në administratë, duke paralajmëruar dorë të fortë për të luftuar këtë fenomen.

“Edhe nuk kemi patur mundësi edhe ju ka pëlqyer. Nuk eshte gjendje lufte mes qeverise dhe biznesit, por gjendje lufte mes shtetit dhe ekonomise dhe kjo do radikalizëm të plotë. Penalitete do të jenë aboslutisht më të lartat që mund të ketë imagjinuar në fantazinë e vet ai që vjedh”-ka theksuar Rama.

l.m