“Tërë jetën artistët i kam konsideruar si kriminelë. Këtë ekspozitë nuk donin ta çelnin drejtorët e parë. Artistët tanë janë injorantë. Dukuria e madhe është që i marrin këto dhe i kopjojnë. E drejta e autorit është vetëm aty te sahati i elektrikut. Vetëm aty i kap Rama për fyti. S’ka të drejtë autori”. Kjo është deklarata e Maks Velos, “i cytur” nga gazetarët në ceremoninë e hapjes së ekspozitës së tij “Retrospektivë” në Galerinë Kombëtare të Arteve.

 “Nuk është vend ky për të bërë art. Është vend islamik dhe oriental. Është orient. I shef ti ata emigrantët që sulen nga andej? Dinë ata ç'është piktura? Hë? Ta pret mendja ty se dinë ata ç’është piktura? Ja kështu jemi ne!”, tha Velo. Dhe më tej, “tërë jetën artistët i kam konsideruar si kriminelë. Këtë ekspozitë nuk donin ta çelnin drejtorët e parë. Artistët tanë janë injorantë. Dukuria e madhe është që i marrin këto dhe i kopjojnë. E drejta e autorit është vetëm aty te sahati i elektrikut. Vetëm aty i kap Rama për fyti. S’ka të drejtë autori”.